FIDANISHTJA

KF “Drita” fituese e turrneut “Bezi-Raci-Reshi”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Drita është fituese e turneut “Bezi-Raci-Reshi” pasi që në finale e ka mundur rivalin lokal Gjilani pas ekzekutimit të penaltive.

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur Ardian Limani i Dritës, sikurse që portieri më i mirë ishte Muhamet Huruglica i Dritës. Bujar Haziri nga DKRS i dha shpërblimet për më të mirët.

Ndeshja në kohë të rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0. Pasi u dhanë penaltitë Drita ishte më e mirë me rezultat 3:2. Edhe ballafaqimi për vend të tretë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0 dhe pas penaltive Trepça ishte më e mirë se sa Ferizaj me rezultat 8:7.

FIDANISHTJA

Në ndeshjet gjysmëfinale Drita e mundi Trepçën me penalti 5:4, kurse Gjilani e mundi Ferizajn me rezultat 1:0.

Dritës i takoi kupa për vendin e parë, Gjilani mori kupë për vend të dytë e Trepça për të tretin, derisa Ferizaj ishte ekipi më “fair play”. Turneu u mbajt në nderim të figurave Selami Osmani, Kemajl Halimi e Reshat Osmani, kurse në hapje të turneut ishte edhe kreu i FFK-së Fadil Vokrri dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /rajonipress/.