ARKATANA

Qeveria premton miliona që nuk janë paraparë me buxhet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në Ministrinë e Financave nuk kanë treguar se si do të sigurohen mjetet që do t’i kompensohen UP-së.

Subvencionim shtesë për UP-në nuk është paraparë në buxhetin e vitit 2014, të aprovuar vitin e kaluar, kur nuk ka pasur vendim të Qeverisë për përgjysmimin e tarifave për studentë. Nuk ka ndodhur as rishikimi i buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.

E Universiteti i Prishtinës nuk ka asnjë garanci se Qeveria do t’ia kompensojë mbi 5 milionë euro mungesë në arkë.

Fundamenti

Institucioni publik i arsimit do të ketë mbi pesë milionë euro më pak të hyra buxhetore, si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbritjen prej 50 për qind të pagesave për semestër të të gjitha niveleve dhe provimeve, si dhe lirimin nga pagesat për studentët që regjistrohen në vitin e parë të studimeve për vitin e ardhshëm akademik.

Këtë vendim Qeveria e ka marrë në prill të këtij viti, menjëherë pasi që ishte vendosur që të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në qershor.