FC “Stublina” ekip futbollistik me plotë motiv e shpresa të mëdha
Gjilan – Fshati Stublinë edhe pse ka pak shtëpi e banorë, ka një zemër të madhe kur është në pyetje futbolli. FC “Stublina” tashmë është njëri ndër ekipet më serioze në Liga Total në Gjilan.
FC “Stublina” është një ekip që përbëhet nga sportist të vërtet, sportist që jetojnë me futbollin.
Vet emri tregon gjenezën e ekipit. Janë lojtarët e vyer: Ilir Zeqiri, Admir Zeqiri, Qerim Qerimi, Mentor Sabedini, Mergim Sabedini, Blerim Hajdini dhe Meriton Hajdini që i japin plotë motiv e shpresa të mëdha ekipit.
Admir Zeqiri është kapiten dhe ndihet i lumtur që ekipi ka pasur rezultate. “Ne jemi themeluar në vitin 2015 dhe jemi në vendin e tretë në kuadër të Ligës totale në Gjilan. Në mungesë të kushteve më të mira, megjithatë ekipi është optimist dhe shpresojmë shumë në rezultate edhe më të mëdha”.
Admir Zeqiri thotë se falë donatorit Nijazi Ramadani i cili që nga fillimi e ka ndihmuar ekipin me veshjet sportive, regjistrimin e ekipit dhe të donatorit Aziz Sabedini ky ekip ende ka shpresa se do të konsolidohet edhe më shumë në të ardhmen./rajonipress/




