ARKATANA

Policia e Kosovës arreston në Gjilan tre persona të dyshuar për “fajde”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike-Prishtinë, të asistuar edhe nga Stacioni Policor Gjilan, me datë 08.02.2017 ka zbatuar urdhëresën e Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Gjilan për kontrollimin e tri lokacioneve- dy (2) shtëpi banimi në Gjilan , dhe një (1) në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Këto lokacione kanë qenë pronë e të dyshuarve A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981, të cilët janë arrestuar për dyshimin e përfshirjes në veprën penale “Fajde”.

Mobi Casa

Me këtë rast janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil, si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).

Pas zbatimit të kontrollit janë intervistuar tre të dyshuarit të cilëve me urdhër të prokurorit të rastit të PTH-Gjilan ju ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.