ARKATANA

Thellohet deficiti tregtar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deficiti tregtar vazhdon të thellohet. Përkundër paralajmërimeve se ka rënie të importeve, sipas të dhënave zyrtare, kjo nuk qëndron. Deficiti tregtar për periudhën janar-korrik ka arritur vlerën 1,353,590,127.84 euro. Ndërsa, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 1,314,041,220.77 euro.

Sipas zyrtarëve të doganave, ka rënie të peshës së mallrave të importuara, por jo të vlerës monetare.

“Në periudhën janar-korrik të këtij viti janë importuar mallra në vlerë monetare 1,353,590,127.84 miliard euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar vlera monetare e importit ishte 1,314,041,220.77 miliard euro”, ka thënë zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, eksportet kanë shënuar rritje për periudhën janar-korrik të këtij viti.

Uji Dea

“Sa u përket eksporteve në periudhën 2014, krahasuar me 2013, në bazën doganore totale ka pasur rritje të eksporteve për 15 milionë euro apo 14,3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Stavileci.

Sipas Stavilecit, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin eksportuar mallra në vlerë prej 106,4 milionë euro, ndërsa në periudhën janar-korrik të këtij viti janë eksportuar mallra në vlerë 121,8 milionë euro.

Nga vendet që kemi import më të madh prijnë Serbia, ndërsa për eksport Maqedonia. /Kosova Sot/