ARKATANA

Komuna dhe Bashkësia Islame koordinohen për implementimin e projekteve të përbashkëta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku është pritur nga kryetari Naim Aliu me bashkëpunëtorët.

Qëllimi i takimit të sotëm ka qenë koordinimi me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan për projektet e përbashkëta të cilat do të realizohen gjatë vitit.

“Meqë jemi një fillim të vitit buxhetor, me kryetarin e Bashkësisë Islame biseduam për disa nga projektet e tyre dhe kërkesat e besimtarëve të Gjilanit, të cilat kanë të bëjnë me renovime dhe ndërtim të xhamive te reja, siç është rasti i Muhaxherëve të Shillovës, të cilët kërkojnë truall për ndërtimin e një xhamie. Jemi në koordinim lidhur me renovimin dhomës së pritjes tek Xhamia e Madhe, ndarjen e një parcele për ndërtimin e një qendre të kulturore islame etj.,”, ka thënë pas takimit kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri tha se angazhimi i Komunës është që të krijojmë kushte më të mira për të gjithë besimtarët pa dallim, duke theksuar se Gjilani në aspektin e tolerancës fetare dhe bashkëpunimi në kuadër të dialogut ndërfetar të të gjitha konfesioneve fetare, është shembull për mbarë Kosovën.

Mobi Casa

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Ne si Këshill i Bashkësisë Islame në Gjilan i jemi mirënjohës Komunës dhe kryetarit Haziri për punën dhe koordinimin e vazhdueshëm për projektet tona të përbashkëta. Projektet që i përmendi kryetari janë shumë të rëndësishme, e lehtësojnë punën tonë, por krijojnë mundësi më të mira për besimtarët myslimanë që t’i kryejnë ritualet fetare në mënyrën më të mirë”, u shpreh Aliu.

Përndryshe, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka konfirmuar se po punohet lidhur me dislokimin e varrezave të reja dhe po presin që Qeveria e Kosovës t’ua lejoj vendin e ndërtimit.(zigj)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.