Uji Dea

Berisha me Del Pieron sulmojnë Juventusin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Besart Berisha do të luajë në një skuadër me ish-yllin e Juventusit, Alessandro Del Piero. Sulmuesi kosovar është përfshirë në ekipin e yjeve të Ligës së Australisë, ku bënë pjesë edhe legjenda e ‘Zonjë së Vjetër’.

Të dy lojtarët, do të mirëpresin ish-klubin e Del Pieros, Juventusin, në një ndeshje miqësore, e cila do të luhet më 9 gusht në Australi. Juve ka shpallur të hënën edhe listën se me cilët lojtarë do të udhëtojë drejt Australisë.

FIDANISHTJA

Në listë janë yjet si Andrea Pirlo, Patrice Evra, Gianluiggi Buffon, Arturo Vidal, Carlos Tevez etj. Për Del Pieron, do të jetë kjo ndeshja e fundit që e luan në Australi, pas dy vitesh të kaluara tek Sydney FC. Në anën tjetër, Besart Berisha, do të kërkojë t’i shënojë gol Juves, derisa një vit më parë në miqësore i realizoi Manchester Unitedit.