UBT

Konflikti UP – Ministria e Arsimit për doktoratat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edhe pse Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka dalë me rekomandim që të anulohet doktorata në Universitetin e Prishtinës, për faktin se kriteret për pranim në doktoratë ishin ndryshuar gjatë procesit të regjistrimit si dhe në të janë pranuar studentë edhe pas mbylljes së konkursit për pranim, këto rekomandime nuk janë përfillur nga Senati i Universitetit të Prishtinës.

Senati në mbledhjen e mbajtur ditën e enjte nuk i ka miratuar rekomandimet e bëra të Departamentit të Inspeksionit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për anulimin e konkursit të vitit të kaluar për studime të doktoratës.

FIDANISHTJA

Rektori në Universitetin e Prishtinës, Anton Berishaj, tha se Ministria e Arsimit është vonuar me rekomandimet e saj drejtuar rektoratit për arsye se tashmë ligjëratat e studentëve të doktoratës janë duke vazhduar si dhe janë përfunduar të gjitha pagesat e semestrave dhe nënshkrimet e kontratave nga ana e doktorantëve në UP. Ai tha se para hapjes së konkursit për studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që të anulohet konkursi për shkak të parregullsive por të njëjtit nuk kanë reaguar.

“Personalisht kam kontaktuar me zyrtarët e Ministrisë, me ata të Inspektorit madje edhe me ministrin Ramë Buja, por asnjëri prej tyre nuk kanë dashur që ta anulojnë këtë konkurs, ne nuk kemi pasur rrugëdalje tjetër pos ta hapim konkursin për pranim për shkak të kërkesave të mëdha për doktoratë”, tha Rektori Berishaj(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.