United Hospital

Nuhiu: Qeverisja e tanishme, shtro sot, prish nesër?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Neve do të na quani gjeneratë e fatit, sepse rrugët i ndërtuam me kombinim, kolor, një metër kubëza, një metër asfalt. Kështu shpenzohet buxheti, shtro sot, prish nesër!Po ju shkon mandati, prish e ndreq ka ironizuar Nuhi Nuhiu nënkryetar i AKR-së dhe ish drejtor i financave.

Postimi i plotë i Nuhi Nuhiut

Sot, miq të nderuar e vërejta se në Gjilan janë kthyer kubëzat( kalldërma ) te xhamia e madhe. Edhe pse këto kubëza ( kalldërmë) nuk ishte si para katërdhjetë viteve, sepse atëherë nuk ka qenë kolor e tani po.

ARKATANA

Kështu që, më përshkojë një nostalgji e rinisë sime. Falë punëve të mira, të kësaj qeverie komunale, me standarde europiane, ky kombinim është fatal, po si në kohën e ish-Jugosllavisë dhe të Turqisë, na u kthye qyteti në ( kalldrëm) ,dhe atë, harrëna harrëna . Por, nëse në Europë punohet kështu, neve nuk na duhet BE, sepse edhe nuk na pranojnë me pantallona me harrëna mos të vrapojmë. Sot pra ishte një ditë e veçantë për të moshuarit, ky ishte një sihariq për ta, sa disa thonin “po kalldrëma këtyneher ka qenë jo me boja, por gurët më të fortë ishin, këta i paskan hjek nga ndonjë oborr. Dhe pyetni a kështu shtrohen rrugët në Europë?

Athua kështu qenkan standardet europiane?Ju lumtë qeveri, jeni të pa parë. Këto foto le të mbesin në arkivë tuaj, dhe të shënohet “kështu në vitin 2017 shtroheshin rrugët, na ishte një qeverisje komunal njëherë! Ndonjëherë do thonë gjeneratat e reja, se, me të vërtet paskan pasur ide gjeniale për infrastrukturë.

Neve do të na quani gjeneratë e fatit, sepse rrugët i ndërtuam me kombinim, kolor, një metër kubëza, një metër asfalt. Kështu shpenzohet buxheti, shtro sot, prish nesër!Po ju shkon mandati, prish e ndreq!/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.