FIDANISHTJA

Bujar Haziri i lumtur që Gjilani bëhet me muze rajonal

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Pas shumë angazhimeve dhe në vazhdimësi të punës, është arritur që të realizohet një nga premtimet e Kryetarit Lutfi Haziri , se Gjilani do të ketë Muzeun dhe se ndërtesa e vetë Kryetarit të Komunës është shndërruar në Muze rajonal të Gjilanit. Zhvillimi i kësaje ideje është bërë realitet dhe në këtë fazë do të fillojë implementimi i programit për Muzeun sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me CHWB, që është një fazë e zhvillimit të kapaciteteve dhe trajnimeve profesionale duke punuar që të mblidhen eksponatet, të bëhet katalogimi i tyre, të bëhet interpretimi i tyre dhe të ndërtohen ekspozitat në muze, përpos kësaj të trajnohet stafi dhe muzeu i Gjilanit të bëhet pjesë e rrjetit të muzeve” tha Haziri.

Qyteti i Gjilanit që nga fundjava e kaluar është bërë zyrtarisht me muze. Hapja e këtij institucioni ishte edhe njëri nga premtimet gjatë fushatës elektorale të kryetarit të tanishëm, Lutfi Hazirit.

Ndërsa Bujar Haziri, drejtori i Drejtoratit për Kulturë të qytetit të Gjilanit për KultPlus tha se ky institucion është hapur shkas i shumë angazhimeve dhe një pune të palodhshme.

“Pas shumë angazhimeve dhe në vazhdimësi të punës, është arritur që të realizohet një nga premtimet e Kryetarit Lutfi Haziri , se Gjilani do të ketë Muzeun dhe se ndërtesa e vetë Kryetarit të Komunës është shndërruar në Muze rajonal të Gjilanit. Zhvillimi i kësaje ideje është bërë realitet dhe në këtë fazë do të fillojë implementimi i programit për Muzeun sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me CHWB, që është një fazë e zhvillimit të kapaciteteve dhe trajnimeve profesionale duke punuar që të mblidhen eksponatet, të bëhet katalogimi i tyre, të bëhet interpretimi i tyre dhe të ndërtohen ekspozitat në muze, përpos kësaj të trajnohet stafi dhe muzeu i Gjilanit të bëhet pjesë e rrjetit të muzeve” tha Haziri.

Po ashtu në këtë përiudhë, sipas Hazirit, do të punohet edhe në krijimin e dokumenteve bazë mbi të cilat do të funksionojë muzeu.

Mobi Casa

Gjithashtu nga ana e forumit lokal të trashëgimisë kulturore është hartuar plani lokal i trashëgimisë kulturore. Ky plan, përpos muzeut e ka edhe një listë të gjatë të veprimeve që duhet të ndërmerren për mbrojtjen dhe trajtimin e trashëgimisë kulturore.

“Kryesishte do të grumbullohen artefakte nga e kaluara e trashëgimisë sonë përmes qytetarëve , dhe deri më tani janë grumbulluar mbi 300 sosh , kryesisht përmes Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe në bashkëpunim me qytetarë të pasionuar për këtë veprimtari që kanë ruajtur dhe kultivuar këto tradita” u shpreh Haziri.

Ai gjithashtu tha se Gjilani ka pasur të kultivuar muzeun në shtëpi të qytetarëve dhe ka bërë grumbullimin dhe ruajtjen e shumë eksponateve dhe artefakteve, por mungesa e institucionit muzeor ishte fillimisht në mungesë të një vullneti për të vepruar dhe siguruar hapsirën e nevojshme fizike sikurse është rasti i lirimit të objektit të Kryetarit te Komunës, por edhe mungesa e një përkushtimi të vendosur institucional dhe serioz në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

“Prandaj, me fillimin e zhvillimit të Muzeut si një institucion i rëndësishëm , Gjilani nga një qytet agro-industrial në të kaluarën synon të ndërtojë një identitet të ri si qendër regjionale ekonomike dhe socio kulturore e turistike” tha në fund kryetari i Drejtorisë së Kulturës në qytetin e Gjilanit, Bujar Haziri.

Ndërtesa në të cilën tashmë është muzeu daton që nga fundshekulli tetëmbëdhjetë. / KultPlus.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.