UBT

Manaj, shqiptari që po kërkohet nga Roma e Juve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ai kërkon që të qëndrojë te Sampdoria, skuadër ku u aktivizua edicionin e fundit, në formë huazimi nga Cremonese, por presidenti i këtij klubi, Giggi Simoni, e ka kthyer shqiptarin në klubin e tij, duke tentuar tani që të nxjerrë sa më shumë përfitime nga shitja.

Në fakt, Rej Manaj është vënë në shënjestër të disa klubeve në Itali, ndër të tjera edhe Roma e Juventus, ndaj edhe presidenti i Cremoneses nuk ka pranuar që t’ia shesë gjysmën e kartonit Sampdorias, transmeton Tribuna.

FIDANISHTJA

“Situata është e qartë: unë kisha një akord me drejtuesit e Sampdorias që ata të blinin gjysmën e kartonit për 100 mijë euro dhe këto parà t’i paguanin brenda datës 30 qershor. Kjo gjë nuk ndodhi, ndaj tashmë lojtari është kthyer te Cremonese”, ka thënë Simoni. /Telegrafi/