Xherdan Shaqiri është gati
Xherdan Shaqiri, ylli i Stoke, Cityt, ka sanuar lëndimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Xherdan Shaqiri, do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Crystal Palacet. Mesfushori i Stoke Cityt mungoi në dy ndeshjet e fundit në Premierligë për shkak të problemeve me muskuj.
“Stoke City do të jetë më i kompletuar për ndeshjen kundër Crystal Palace, pasi në stërvitjeje janë kthyer Glen Johnson e Xherdan Shaqiri. Shaqiri vuajti nga problemet me muskuj”, njofton “The Sun”.
Reprezentuesi i Zvicrës gjatë këtij edicioni për shkak të problemeve me muskuj dhe lëndime të tjera ka munguar disa herë. Ai ka luajtur 14 ndeshje me fanellën e Stoke Cityt dhe ka shënuar tre gola.


