ARKATANA

MI konfirmon: Ndërtimi i rrugëve katër korsi, Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, nis në maj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me atë të Ambientit, kanë gjatë një debati publik të mbajtur sot në Gjilan, kanë prezantuar ndikimin në mjedis të projektit të ndërtimit dhe zgjerimit të rrugës Gjilan-Kllokot dhe asaj hyrëse e dalëse deri tek qendra e qytetit.

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të asaj të Ambientit, gjatë prezantimit, kanë thënë se ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës Kllokot-Gjilan-qendër e qytetit dhe asaj hyrëse Gjilan-Prishtinë do të thotë më pak emetim të gazrave dhe më pak zhurmë, duke vlerësuar se përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e aspektit mjedisor.

“Është vit që do të filloj ndërtimi i rrugëve, i infrastrukturës nëntokësore dhe i infrastrukturës në përgjithësi. Sot është bërë prezantimi i ndikimit në mjedis i njërit nga projektet më të mëdha, që përfshinë rrugën Kllokot-Gjilan, deri tek qendra e qytetit. Ky është investim BERZH-it, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe tashmë jemi në përfundim të procesit për të filluar ndërtimin e kësaj rruge, por që e përfshinë projektin tjetër të zgjerimit të rrugës Gjilan-Prishtinë”, ka thënë pas debatit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Fundamenti

Ndërkaq, duke shpjeguar në detaje dy projektet më të rëndësishme për Gjilanin, Ardian Begaj, udhëheqës për implementimin e projekteve të BERZH-it në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, ka thënë se këto segmente rrugore përfshijnë rehabilitimin e rrugës Kllokot-Gjilan që është 11 kilometra, hyrja e Gjilanit që do të zgjerohet nga dy në katër korsi mbi 3.1 kilometra, sikurse edhe ajo e Gjilan-Prishtinë që do të zgjerohet në katër korsi e që do të jetë mbi 3 kilometra.

“Njësiti për implementimin e projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës është në koordinim të plotë me përfaqësuesit e BERZH-it dhe sipas planifikimeve tona, fillimi i muajit maj do të jetë edhe fillimi i ndërtimit të këtyre segmenteve rrugore. Që të dyja do të bëhen me ndriçimin publik dhe me trotuare, ndërsa kosto e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro”, ka sqaruar Begaj.

Gjatë debatit, me pyetje dhe rekomandime ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu, sikurse edhe qytetarët, Afërdita Zymberi e Tefik Ibrahimi njofton zyra për informim e Gjilanit(ZIGJ)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.