Fundamenti

Përfundon turniri tradicional “Rogana 2014”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në një ndeshje para shumë tifozëve të futbollit u luajt finalja në mes të dy ekipeve finaliste Petriti – Menar Jora Center nga Prishtina ku fitues pas ekzekutimit të penalltive u shpall Menar Jora Center.

Në këtë finale futbolli prezent ishte edhe Kryetari i Komunës Begzad Sinani i cili ndau mirënjohje lojtarit më të mirë të turnirit Agon Ramadani dhe ndau kupën për ekipin fitues, po ashtu prezent ishin dhe kryesuesi Bajram Dërmaku dhe Drejtoresha e Kulturës dhe Rinisë, Sportit Venera Dërmaku-Rexha në emër të drejtorisë përshëndeti të pranishmit.

Hidromorava

“I nderuar Kryetar Sinani, të nderuar të pranishëm dhe në veçanti bashkatdhetarë!
Me lejoni t`iu përshëndes në emër timin dhe të DKRS-së! Dhe t`i përgëzoj organizatorët e këtij turniri që tash e sa vite e begatojnë Roganën dhe krejt Komunën e Dardanës me aktivitete sportive përmes këtij organizimi të këtij turniri tashmë tradicional. Ju siguroj që në si drejtori do të vazhdojmë të mbështesim organizimin tuaj edhe në vitet tjera në mënyrë qè të jetë turnir madhështor vit pas viti. Ju ftoj të gjithëve që me atë që kemi mundësi ta mbështesni sportin në komunën tonë, sepse kështu do të ndihmojmë sportistët tonë që të arrijnë rezultate me të cilat ne do të krenohemi dhe do të përfaqësohemi në nivel vendi dhe ndërkombëtar”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.