UBT

Haxhi patrioti kërkoi të fliste shqip për Sat.1

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Haxhi Krasniqi kërkoi të fliste në gjuhën e tij amtare pas fitores kundër Oleksandr Cherviak në televizionet gjermane.

Boksieri junikas, Haxhi Krasniqi, pati një kërkesë të veçantë për televizionin gjerman, Sat.1.

Krasniqi kërkoi të fliste në gjuhën e tij amtare, shqip, pas fitores kundër Oleksandr Cherviak.

ARKATANA

“Haxhiu me shumë krenari dhe modesti tregoi se i ka rrënjët nga Kosova dhe në intervistën e Sat.1 pas fitores kërkoj të fliste shqip, gjë që ju lejua dhe ju falënderua popullit shqiptar”, u shpreh menaxheri i boksierit, Luan Dreshaj në një prononcim për Express.

“Gjithashtu për një fotografi i mori në dy duart, flamurin shqiptar dhe atë gjerman. Pse flamurin gjerman? Sepse Gjermania është vendi që i dhe mundësinë Haxhiut të bëhet sportist i përkryer dhe janë televizionet gjermane ato që e mbështesin fuqishëm, shtetet shqiptare dhe televizionet shqiptare për fat të keq nuk kujdesen për sportistet e tyre”, shtoi tutje Dreshaj.