Mobi Casa

Është lutur për një trup të këtillë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Modelja e bukur Kate Upton ka deklaruar se gjithmonë është lutur për format trupore që ka tani dhe jo për të pasur një trup thatanik siç i kërkojnë disa. Biondina 22-vjeçe, së fundmi ka folur rreth trupit të saj dhe ka deklaruar se gjithmonë e ka dëshiruar një trup me forma të plota dhe atraktiv dhe kjo dëshirë edhe i është plotësuar, pasi ka një trup pikërisht siç e ka ëndërruar.

“Kur për herë të parë kam filluar të merrem me modelim, ish një modele normale e katalogëve. Pastaj jam bërë një grua dhe vërtetë isha e lumtur që më në fund isha bërë një grua. Pasi jam nga Florida, të gjitha kanë të bëjnë me kostumet e larjes. Këtu është një pikëpamje tjetër rreth bukurisë. Ti je një vajzë e shëmtuar nëse nuk ke një trup me forma të plota. Dhe fillimisht nuk e kisha një të tillë, por pastaj po dhe thoja me vete ‘poooo’. Dhe pastaj njerëzit filluan të thonin se dukesha bukur dhe e shëndetshme. Dhe unë u thosha se jam lutur për një trup të tillë tërë jetën”, ka rrëfyer ajo.

Ajo shton se një vajzë ma gjinj dhe vithe të bujshme, nuk mund të konsiderohet seksi, pasi nuk sheh asgjë tërheqëse në pamjen thatanike.

Fundamenti

“Nuk e di se çfarë është atraktive në trupin e një femre thatanike. Aty nuk shoh asgjë seksi. Nuk mund të dukesh tërheqëse nëse nuk ke vithe dhe gjinj të bujshëm. Kur shoh një femër me një trup të plotë, edhe mua si femër më ngacmojnë emocionet, e lëre më se çfarë ndikimi mund të ketë në syrin e meshkujve”, ka shtuar ajo.

Mirëpo, edhe përkundër një trupi mahnitës që ajo ka, prapë Kate po ka problem në mbajtjen e lidhjeve të gjata, por për këtë ajo e fajëson vetëm orarin e ngjeshur të punës dhe jo sjelljen e saj. “Dikush mund të mendoj se sjellja ime i largon të dashurit e mi, prandaj nuk mund të kem një lidhje afatgjate. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi orari i ngjeshur i punës është fajtori, sepse nuk mund të jem 100 për qind e përkushtuar në lidhje”, ka përfunduar ajo.