Studentët e UBT-së vizituan disa kompani
Prishtinë – Në kuadër të Akademisë Verore 2014, studentët e Fakulteti të Shkencave Kompjuterike, të udhëhequr nga prodekanja, Krenare Pireva, vizituan kompaninë kreative “RROTA” dhe atë “IPKO”.
Studentët gjatë kësaj vizite u njoftuan më persëafërmi me procesin e punës në të dy kompanitë, si dhe patën mundësi të jenë më afër një ambienti punues me teknologjitë më të rejat në treg.
Të dy kompanitë treguan një mikpritje të jashtëzakonshme për studentët tanë, duke lënë hapësirë për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen.
Ndryshe më 25 korrik, edhe është mbyllur zyrtarisht aktiviteti si dhe do të shpërndahen certifikatat të gjithë pjesëmarrësve që me suksese i kanë përfunduar projektet e tyre./rajonipress/


