Uji Dea

Qeveria, tender 13.5-milionësh kompanisë së papërgjegjshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qeveria në detyrë e ka shpërblyer një operator ekonomik me tenderin që peshon më shumë se 13.5 milionë euro, pa ia verifikuar paraprakisht licencat atij. Në këtë proces prokurimi është vepruar në mospërputhje me Ligjin e prokurimit publik.

Është “Petrol Company” që ka fituar tenderin për furnizim me karburante, të cilin e kishte shpallur Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave.

UBT

Sipas njoftimit publik, vlera e përgjithshme e kontratës për sasitë e përafërta trevjeçare në bazë të kalkulimit sipas bursës dhe kursit monetar për muaj maj 2014, është 13.523.871,89 euro. Kontrata duhej të firmosej më 14 korrik. Por, firmat nuk janë vënë në letër akoma. Kjo për shkakun se ka një proces ankimimi… (“Koha Ditore”)