ARKATANA

Tuna kërkon liri për Palestinën, në përkrahje të Gazës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Superylli shqiptar, Tuna, ka shprehur përkrahjen e saj publike për popullatën në Gaza të Palestinës, me anë të një mesazhi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Edhe pse e angazhuar shumë nga një cep në cepin tjetër të trojeve shqiptare, Tuna me vëmendje duket se i përcjell ngjarjet në vend dhe botë.

Ajo si duket është prekur nga ngjarjet në Palestinë, ku raportohet për civilë të vrarë. Tuna në emër të ekipit ka kërkuar liri për Palestinën.

ARKATANA

“Liri për Palestinën. Ne përkrahim Gazën”, ka shkruar Tuna në faqen e saj zyrtare në Facebook ku edhe ka bashkëngjitur një fotografi.

Tuna është një prej këngëtareve të pakta që ka shprehur hapur përkrahjen ndaj popullit palestinez, pas ngjarjeve të fundit ku kanë mbetur civilë dhe fëmijë të vrarë nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Tuna së fundmi publikoi projektin “MMV”, një prej projekteve më të shtrenjta në videotekën e muzikës shqiptare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.