UBT

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajtën provimet pranuese

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në të gjitha fakultete e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajtën provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2014/2015. Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm në Universitet, tha se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 2184 studentë, prej të cilëve 1824 studentë të rregullt dhe 360 studentë me korrespondencë.

Universiteti do të regjistrojë 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi si dhe 485 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 35 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.

Fundamenti

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 29.07.2014. Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me datë 30 dhe 31 korrik 2014. Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen.

Ankesat do të shqyrtohen me datë 4 gusht 2014. Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë 5 gusht 2014./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.