UBT

“Every Night” me Zanfinën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, si duket është e gatshme që për publikun e saj të sjellë këngën më të re e cila do të titullohet ‘Every Night’. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja seksi në një bisedë për gazetën Tribuna, ndërsa ka theksuar se sot pasdite kënga do të publikohet.

“Sot publikohet kënga ime e re e cila titullohet ‘Every Night’. Është një këngë ritmike, tipike verore do të thosha. Shpresoj se edhe publiku do ta pëlqejë. Pasi që i gjithë ekipi vërtet kemi punuar me shume përkushtim”, ka thënë Zanfina në fillim të bisedës, duke shpalosur tutje se kush e ka punuar këtë këngë, ndërsa thekson se ‘Every Night’, do të jetë e plotësuar edhe me videoklip.

Uji Dea

“Patjetër që këngës i është realizuar edhe videoklipi. Do të jetë një klip shumë më ndryshe nga ç’është mësuar publiku të më shohë, por nuk po zbuloj imtësi, le të mbetet befasi për ta. Ndërkaq për këtë këngë kam punuar me producentët Zzapp&Chriss, të cilët vërtet kanë bërë një punë të mirë”, ka thënë Zani./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.