United Hospital

Ndjesia poetike e shkruar në lëkurën e shpirtit

/ 6 minuta lexim
United Hospital

Nga Bilall Maliqi – Alda Merini “Lëkura e shpirtit” , Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2014, faqe, 134. Alda Merini ishte kandidate për çmimin Nobel për letërsi, dhe në gjuhën shqipe vjen për herë të parë , përmes një përkthimi brilant nga poeti dhe botuesi Aqif Hysa , i cili, pati mirëkuptim edhe për lexuesit në Kosovë, duke ia mundësuar SHB “Beqir Musliu” që ta botojë edhe këtu, këtë libër…

1.

Dashuria si koncept në rrafshin e saj, jep një sinjal të qartë se si motiv është i qëndrueshëm dhe rron sa të jetë bota njerëzore. Ky motiv i bukur, i kapshëm dhe i dashur për të gjithë njerëzimin manifestohet dhe troket fuqishëm tek porta e krijuesve, tek të cilët bënë një shtrirje bukur të mirë në frymëzime, të cilat janë nga më të ndryshmet, varësisht se s’i e ndjen poeti këtë motiv, si e realizon dhe si e vargëron, duke i dhënë jetë vargut me shprehje të gjetura të cilat shprishin tërë atë ndjenjë të fshehur të krijuesit diku thellë në palët e kujtesës së heshtur për ta shprishur atë dhe për ta shkrirë të tërën në ndjesën e fortë poetike.

Në këtë kontekst edhe poezia e poetes së njohur italiane Alda Merini e cila vjen në gjuhën shqipe falë përkthimit dhe të përzgjedhjes së kujdesshme të Aqif Hysës, i cili lexuesve shqiptar anekëndë ua ka mundësuar të njihen me poezinë italiane, me poezinë e kësaj poeteje të shkëlqyeshme dhe me vlera e cilësi të qëndrueshme, propozuar edhe për çmimin “Nobel” për letërsi.

Posa më ra në dorë kjo vepër, menjëherë hapa koren e librit për ta lexuar me aq kujdes poezinë e Aldas dhe me aq përkushtim u futa thellë në vargjet e saj të cilat janë të realizuara me një mjeshtri të rrallë dhe afinitet poetik.

2.

Libri “Lëkura e shpirtit” ngjeshet bukur mirë me poezi që shpupurishin ndjesitë, emocionet dhe gjithë atë vrull të mbledhur në shpirtin e saj krijues.

Poezia e Merinit është gjithëpërfshirëse i përket dashurisë, përditshmërive, spikatë edhe karakterin njerëzor me një rregullim të mirë të vargut, me gjetje të fjalëve e fjalformimeve të cilat japin i vlerë shumëdimensionale librit.

Poezia e saj shtrihet edhe në lëkurën e figurshmërisë poetike, është poezi dalur nga shpirti i saj poetik .

Fjalët dhe renditja e tyre fuqizohet bukur mirë nga mjeshtëria e poetes e cila shpërfaq shpresë, gëzim, optimizëm, bënë thirrje për dashuri të pastër, e këto i pasqyron bukur mirë me një seriozitet të theksuar në poezitë e saja të renditura në këtë libër, e cila nuk është e ndarë në cikle poetike, porse është një rrugëtim i dashurisë poezi më poezi dhe shpreh mallin e zjarrtë dhe shpresën në shuplakë të dorës, duke i pajisur vargjet me fjalë të zgjedhura e të ndërtuara me një efikasitet të theksuar .

Ligjërimi poetik i Merinit vazhdon në secilën poezi, është e pranishme në secilin varg, në secilën figurë dhe në secilin kuptim duke degëzuar mesazhe të qarta për lexuesit e këtij libri.

3.

Dashuria nuk njeh kufi, ajo është e zjarrtë, sidomos kur futet në kanalin e dashurisë së parë e cila është e fortë, e magjishme dhe aq ëndërrore:

Uji Dea

“Jam dashuruar
Me flatrat e mia të engjëllit
Me hojzat e mia që thithin natën
Jam dashuruar me veten
Dhe marrit e mia “

Pra, bukur e poetizon poetja fillin e dashurisë e cila kanalizohet mirë në vetvete për t’u shprehur mandej edhe në dashuri zemrash, që do të ndodhte më pas.

Edhe në rrafshin psikologjik shpreh dashurinë e cila të mban peng deri në dorëzim para saj. Dashuria perceptohet nganjëherë si botë e pafund në të cilën zë vend çdo gjë, intimiteti, gëzimi, ëndrra etj., të cilat janë pjesë e botës së gjerë të dashurisë.

Gjuha që përdorë poetja në poezitë e saj është e kuptueshme, me shprehje të cilat janë të kapshme për lexuesit e vëmendshëm, me një gjysëmhermetizëm e disa sosh edhe të drejtpërdrejta saqë nuk ngrisin dilemë tek lexuesit sa i përket kuptueshmërisë së tyre.

Disa nga poezitë janë të shkurtra e disa më të gjata, por struktura e tyre është ndërtuar me mjete poetike, vargu është i qëndrueshëm, funksional dhe korrespondon lirshëm në mes vete.

4.

Merini i hap horizonte të reja poezisë së saj të çfarëdo motivi qofshin, i rregullon ato, u jep jetë, i forcon bindshëm me një seriozitet të theksuar dhe trajton bukur dashurinë dhe problematikat jetësore në përgjithësi.

“Zoti do të vijë në mëngjes
Nëse unë do të jem në krahët e tu”…

Sa të forta këto vargje që tregojnë besimin në diçka të bukur dhe hyjnore siç është dashuria, e cila të përshkon gjithë trupin, ta shprish gjakun nëpër dej dhe të futë thellë në kanalin e saj që quhet dashuri.

Shumë nga poezitë e librit janë të pikuara me rastere të theksuar të dashurisë, janë të ngjyrosura me ngjyra dhe kanë aromën e saj si, dhe tonin e tingullit poetik për dashurinë.
Pjesë e librit janë edhe disa aforizma shumë interesante mikste, të cilat kanë edhe semantikën e tyre, e njëra nga këto aforizma origjinale dhe të bukura është edhe : “Poezia është lëkura e poetit”, unë do të thoja e mveshur edhe me këmishën e shpirtit.

Në përgjithësi poezitë e këtij libri shoqërohen me vlerë të theksuar artistike duke u nisur nga gjetja e motivit, rregullimin e poezive konform kërkesave të një libri të realizuar bukur artistikisht, janë poezi që shprishin ndjesi dhe emocione tek lexuesit, sepse secili nga lexuesit në lexim të librit bëhet pjesë e çdo vargu, poezie e aforizmi që është prezent në këtë libër.

Brenda poezive të saj gjejmë vargje me shprehje filozofike e psikologjike të ndërtuara me kujdes të veçantë nga autorja.

Alda Merini me këto poezi tregoi qartë se kemi të bëjmë me një poete të njohur italiane, e tani edhe tek ne e njohur me këtë vëllim poetik dhe të tjera duke shtrirë kështu vlerën e saj në shkrime edhe në rrjetin ndërkombëtar të poezisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.