Ja pse “Puthe” e Elvanës është hit ndër fansa
Këngëtarja e suksesshme shqiptare, Elvana Gjata, po vazhdon të radhisë sukseset e saj, e kjo më së miri dëshmohet nga një video që është publikuar nga menaxhmenti i saj.
Ylli shqiptar kohë më parë lansoi këngën “Puthe”, një këngë mjaft e polemizuar për stilin dhe karizmën e veçantë.
Por, krejt “rastësisht” duket se “Puthe” është shndërruar në një fenomen. Aq fenomen i madh sa që edhe fansat e të njëjtës gjini puthen me njëra-tjetrën.
Për më shumë shikoni videon dhe vërtetoheni për fenomenin “Puthe”.
Elvana ndryshe po vazhdon me koncertet. Ajo ditë më parë performoi ‘live’ me bend në Zone Club. /Telegrafi/

