Eko Higjiena

Sokol Haliti po thith donacione e projekte nga Qeveria, Gjilani po pushon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e disa projekteve në ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.

Sokol Haliti nuk ka ditë që nuk viziton ministritë e Qeverisë së Kosovës, për të thithur sa më shumë donacione e projekte. E, Lutfi Haziri duke u marrë me problemet e Brukselit ka harruar fare se është kryetar i një komune të vogël, por që ka halle e probleme të mëdha.

Haliti kësaj radhe ka nënshkruar një memorandum ku Ministria e Infrastrukturës do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve: Ndërtimi i urës mbi lumin Morava në Viti, afër kompleksit të shkollave të mesme, në vlerë prej 300,000 €.
Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Sadovina e Jerlive – Dardani (kyçja në autostradë), në vlerë prej 500,000 €.
Asfaltimi i rrugës Gërmovë – Goshicë në Viti, në vlerë prej 150,000 €.
Asfaltimi i rrugës Mogillë – Skifteraj (rruga Cemelit) në Kllokot – Viti, 150,000 €.
Zgjerimi i rrugës nga Drobeshi deri të rruga e Mogillës në Viti, 150,000 €.

Uji Dea

Sipas këtij memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Vitisë duhet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.