ARKATANA

Universiteti publik i Gjilanit mbyll konkursin për pranimin e studentëve të rinj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 2 mijë maturantë deri në ditën kur edhe është mbyllur konkursi. Në bazë të statistikave, në të gjitha fakultetet interesimi është mjaft i madh, por fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimi gjegjësisht programi fillor.

Universiteti “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 2184 studentë, prej të cilëve 1824 studentë të rregullt dhe 360 studentë me korrespondence, në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës.

Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase. Nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsi në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Sadriu.

ARKATANA

Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan më 25. 07.2014 do të mbahen provimet pranues, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në web faqen e universitetit ëëë.ugj.org më datë 23.07.2014, kurse më 29 korrik 2014 shpallen rezultatet.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me datë 30 dhe 31 korrik 2014./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.