Eko Higjiena

Eintracht Frankfurt kërkon Azemin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Eintracht Frankfurt është vetëm një muaj para fillimit të Bundesligës, dhe për këtë është në kërkim të përforcimeve. Kandidati më i mundshëm për sulmin e kësaj skuadre është Ilir Azemi.

Sulmuesi kosovar i Greuther Furthit, i cili shpërtheu me gola në stinorin pranveror të Bundesligës 2, ka rënë në sy edhe të klubeve tjera nga Bundesliga 1.

KKVITI

“Eintracht Frankfurt është duke u marrë në mënyrë intensive me Ilir Azemin. Sulmuesi që kishte shënuar 14 gola sezonin e kaluar, ka luajtur një rol të madh në afrimin e ëndrrës së Greuther Furthit për t’u inkuadruar në Bundesligë. Një shumë financiare prej 1 mln e gjysmë do të mund ta dërgonte atë në Frankfurt”, shkruan ‘borlife.de’. Azemi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.