Mobi Casa

Osmani: PDK tregoi logjikën uzurpuese

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se PDK-ja tregoi që ka logjikën uzurpuese, ndërsa shtoi se ata (LDK) kanë lëshuar pe për të mos bërë ndonjë konfrontim. Osmani tha po ashtu se koalicioni ka kërkuar që çështja e ulëseve të rregullohet për seancat e rregullta.

Sipas saj, kryesuesja e senacës së Kuvendit, Flora Brovina, ka shkelur vendimin e Kryesisë gjatë procedimit të rendit të ditës.

Vjosa Osmani theksoi se ende nuk ka nënshkrim të marrëveshjes me Vetëvendosjen, por shtoi se jemi afër.

Mobi Casa

Ajo tha se ende nuk e dimë nëse i kemi votat e kësaj partie për kryeparlamentarin.

Osmani ka thënë se marrëveshja është afër dhe do të vazhdohet edhe në ditët e ardhshme të bisedohet për arritjen e saj.