UBT

Mbi 18 mijë aplikime për regjistrim në UP

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Për rreth 10 mijë vende të lira sa janë shpallur në konkursin për regjistrimin e studentëve të rregullt në Universitetin e Prishtinës, deri të mërkurën kanë aplikuar rreth 18 mijë të rinj të cilët synojnë regjistrimin në një nga drejtimet e UP-së.

Drejtori i IT-së, Isak Shabani, ka thënë për KosovaPress se numri i aplikimeve e ka kaluar 18 mijëshen, derisa ka shtuar se aplikimi po vazhdon.

United Hospital

Sipas Shabanit, më së shumti aplikime deri tani ka në Fakultetin Ekonomik në të cilin kanë aplikuar rreth 3 mijë vetë, derisa më së paku i kërkuar këtë vit është Fakulteti i Shkencave Aplikativë, dega në Ferizaj ku kanë aplikuar rreth 200 vetë.

Afati i aplikimit në UP është deri të premten në ora 16:00, derisa provimi pranues pritet të mbahet të hënën më 21 korrik, si dhe të martën më 22 të këtij muaji, për disa fakultete ku ka më shumë aplikues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.