Mobi Casa

Lajm i gëzueshëm në Gollak

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lajm i gëzueshëm erdh n’ Gollak – Gëzoi shtëpi e gëzoi konak !… Jehoi kënga nga hareja –

Do t’ ndërtohen rrugë të reja !
Rruga e re Hogosht – Lisockë –
Na i gëzoi zemrat mu në loçkë !
Na i gëzoi zemrat gjithë shqiptarëve –
Atje i kem trojet e t’ parëve !

Rruga Lisockë – Shahiq – Kapi –
Na ka gëzuar pa kufi !
Kjo Malësi – ky djep luanësh –
Nëpër shekuj është lanë anësh ?!
Kjo Malësi quhet Gollak –

Nëpër shekuj ka derdhë gjak !
Ka derdhë gjak kjo trevë kreshnike –
Për kufij t’ Shqipërisë etnike !
Gjaku i derdhur iu shkoi kot –
Se askush s’iu doli Zot !

FIDANISHTJA

As me rrugë, as me ndërtim –
Der’ sa njerëzit shkuan n’ mërgim !
Ca n’ mërgim e ca në qytet –
Këto fshatra mbeten shkret !
Rruga e re që merr tatëpjeta –

Na jep shpresë t’ rikthehet jeta !
N’ këtë Malësi që ish beden –
Kem jetua den baba den !
Bijtë e saj zemër kreshnike –
Përballuan forcat armike !
Sot , n’ Kosovë kur erdh Liria –
Pa banorë mbeti Malësia ?!

Na mbanë shpresa , na mbanë bindja –
Se n’ Gollak do t’ kthen Rilindja !
Rruga që çon për Kapi –
Do t’ ringjallë dhe shumë shtëpi !
Qeveria do t’ kthen sy –
Që t’ mos ketë shkolla nën dry !
Se Gollaku madhështorë –
Nuk do t’ mbetet pa banorë !
Do t’ ketë rrugë e do t’ ketë dritë ,
Do t’ ketë punë e do t’ ketë rritë !…

Gjilan, më 15. 07. 2014. Demir Krasniqi