Zyrtare: Ahmeti, lojtar i Ujpestit nga Budapesti
Futbollisti prishtinas, Berat Ahmeti, ka arritur të transferohet te skuadra nga Budapesti, Ujpest.Mesfushori kosovar, Berat Ahmeti, nuk do të vazhdojë të jetë lojtar i FC Prishtinës.
Berati tani ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Budapesti, Ujpest.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar faqja zyrtare e këtij klubi, teksa Berati menjëherë është prezantuar në fanellën e skuadrës së re.
Ai do ta mbaj fanellën me numër 19, teksa ka nënshkruar deri në fund të stinorit.

