Kamenica ka nevojë për qeverisjen e AKR-së
Kamenicë – Kryesia e Degës së AKR-së në mbledhjen e saj të rregullt ka diskutuar çështje organizative të partisë, qeverisjes komunale, dhe ka propozuar kandidatët për Këshillin Drejtues të AKR-së në nivel qendror.
Kryetari i Degës Fatmir Matoshi, ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të mbahen tri takime me qytetarë në disa nëndegë të AKR-së, në të cilat do të prezantohen aderime të reja. “Asnjëherë sikurse tani nuk kemi pasur interesim të qytetarëve për tu angazhuar në AKR. Gjatë shkurtit dhe fillimit të marsit do të kemi tri takime në lokalitete të ndryshme të komunës ku do të ketë aderime të shumta. Është kërkesë e qytetarëve dhe nevojë e patjetërsueshme që Kamenica të qeveriset nga AKR, në mandatin që po vjen. Dega e AKR-së në Kamenicë i jep mbështetje të plotë vizionit të Presidentit Behgjet Pacolli për zhvillimin ekonomik të vendit” ka thënë kryetari i Degës Fatmir Matoshi.
Dega e AKR-së ka zgjedhur Komisionin Zgjedhor të Degës për zgjedhjet për President të AKR-së, dhe poashtu ka propozuar pesë anëtarë të saj për të qenë në këshillin drejtues të partisë në nivel qendror./rajonipress/


