Fundamenti

Zyrtare: Mehmeti rikthehet në Malmo

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Agon Mehmeti është rikthyer në Suedi pas aventurës në Itali dhe Portugali. Ai ka nënshkruar me skuadrën e Malmos, ku kishte bërë emër si futbollistë. Sulmuesi kosovar është i lumtur për këtë transferim.

Agon Mehmeti ka vendosur që sërish të rikthehet në futbollin suedez pas një aventure në Itali dhe Portugali. Ashtu siç pritej, sulmuesi kosovar ka nënshkruar me skuadrën e Malmos, ku kishte bërë emër si futbollistë.

Prishtinasi ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë me kampionin e Suedisë, derisa është i lumtur për këtë transferim.

“Është një ndjenjë e madhe për tu ardhur në shtëpi, dhe do të jetë kënaqësi për të luajtur sërish në një tjetër kampionatin kombëtar”, ka deklaruar Mehmeti në konferencën për media, ku është prezantuar si lojtar i ri i Malmos.

Uji Dea

Kurse, drejtori sportiv i Malmos, Daniel Andersson, e ka mirëpritur rikthimin e Mehmetit në Swedbank Stadion

“Është gjithmonë kënaqësi kur lojtarët tanë i kemi rikthyer në ekip. Agoni ka kapacitet të lartë dhe është zhvilluar edhe më shumë që prej kur ka ikur”, ka deklaruar Andersson.

Agon Mehmeti ishte pjesë e Malmos nga vitit 2001 e deri më 2011. Më pas u transferua te Palermo, por nuk arriti të zërë vend në ekip.

Fillimisht, ai ishte huazuar te skuadra e Novaras, derisa së fundi ka qenë te klubi portugez, Olhanense.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.