Albulena Ukaj së shpejti me një super këngë
Albulena Ukaj është një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare. Pas suksesit të verës së kaluar me këngën “Xhanëm”, e cila ishte në duet tani së shpejti Albulena Ukaj vjen solo me një projekt madhështor, shkruan Gazeta Monitor.
Këngëtarja Albulena Ukaj ka pasur edhe disa hite që vazhdojnë të dëgjohen nga adhuruesit e saj si “Një llafazan”, “Nuk të jap afat”, “Jetojë për ty”, tashmë ka lansuar edhe një videoklip tjetër,transmeton Gazeta Monitor.
Madje këngët e saj kanë pasur aq sukses sa janë kopjuar edhe nga këngëtarët e huaj. Rasti i fundit është kur këngëtarja e njohur bullgare Teodoras e ka huazuar këngën e saj “Nuk Të Jap Afat”, e cila është publikuar më 10 mars të vitit 2012, është e ngjashme me këngën “Mina Mi Chasat” të cilën Teodora e ka publikuar më 22 maj.


