Eko Higjiena

Kosova përmes UBT-së për herë të parë edhe në Asamblenë e Përgjithshme (AESOP)

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi për katër ditë më radhë ka qëndruar në Universitetin e Utrehtit të Republikës së Holandës, ku morri pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit të Shkollave Evropian për Planifikim (AESOP), dhe përfaqësoi UBT dhe Republikën Kosovës në këtë takim.

UBT që nga muaji mars i këtij viti ka fituar pozitën e anëtarit të plotë në këtë Asamble, dhe është shkolla e parë dhe e vetme nga Kosova e pranuar në këtë Asociacionit, gjithashtu Hajrizi është zgjedhur përfaqësuesi i parë nacional për Kosovën në këtë Asociacion.

Gjatë këtij takimi presidenti, Hajrizi, pati takime të shumta si me presidentin e organizatës Gert de Roo, sekretariatin si dhe me përfaqësues të shkollave të ndryshme nga e tërë Evropa.Ata diskutua për mundësinë e bashkëpunimit si organizimin e shkollave verore, mobilitet të stafit dhe studentëve si dhe organizmin e eventeve të përbashkëta akademike.

Fundamenti

Presidenti De Roo shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me UBT në të ardhmen. UBT është zgjedhur në procesin e vlerësimit të shkollave për planifikim duke u bazuar në parimet evropiane.

Presidenti Hajrizi mori pjesë edhe në Kongresin vjetor të kësaj organizate From Control to Co Evulation, i cili është organizuar paralel me takimin ku morri pjesë me debate në sesione të ndryshme. Po ashtu një rast i mirë ishte për të vizituar edhe Universitetin dhe parkun shkencor të Utrehtit. /rajonipress/