Mobi Casa

Ekipi ideal i Botërorit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Botërori dalëngadalë po merr fund dhe është koha për t’i bërë llogaritë. Gazetarët e agjencisë “Reuters” e kanë zgjedhur ekipin më të mirë të këtij kompeticioni, i cili përbëhet nga një formacion 4-3-3.

Portier: Keylor Navas – Njëra prej të veçantave të Botërorit ishte edhe niveli i lartë që e treguan portierët në Botëror. Navas bëri paraqitje të shkëlqyeshme në fazën e grupeve.

Mbrojtës i djathtë: Philipp Lahm – Njëri prej më të mirëve në pozitën e tij ndër vite, por e kaloi fazën e grupeve, duke luajtur në mesfushë ku askush s’e priste. Lahm luan çdo kund.

Qendërmbrojtës: Mats Hummels – Së bashku me Per Mertesacker apo me Jerome Boateng, Hummels ka qenë një pasuri për Gjermaninë, ndërsa ka kontribuar edhe me dy gola.

Qendërmbrojtës: Thiago Silva – Rëndësia e tij për Brazilin u vërejt kur mungoi në gjysmëfinale, teksa skuadra e tij humbi 7:1 nga Gjermania. Një lojtar vital, stabil dhe “mur” për kundërshtarët.

Mbrojtës i majtë: Marcos Rojo – Një tjetër lojtar i cili e vuajti suspendimin, pas paraqitjeve impresionuese në fazën e grupeve. Pa të, Argjentina hasi në vështirësi ndaj Belgjikës.

Mobi Casa

Mesfushor: Javier Mascherano – Një siguri absolute në mesfushën e Argjentinës, Mascherano është tipi i lojtarit, fizikisht dhe emocionalisht, të cilin të gjitha klubet e mëdha e duan.

Mesfushor: Arjen Robben – Edhe një herë e konfirmoi se simulimet janë pjesë e pandashme të tij, por ai bëri një Botëror impresionues. Thjesht, ishte i pandalshëm për kundërshtarët.

Mesfushor: James Rodriguez – I vetmi “anonim” i zgjedhur nga më shumë se 30 gazetarë të “Reuters”-it, Rodriguez e meritoi të jetë në ekipin e Botërorit. Gjashtë gola nga pesë ndeshje plus asistime s’janë pak.

Sulmues: Neymar – Edhe pse Botërori për të mori fund më herët, Neymar pati paraqitje impresionuese. Ai e mposhti presionin dhe shkëlqeu, duke realizuar katër gola për Brazilin.

Sulmues: Thomas Mueller – Pasi shënoi pesë gola në Botërorin 2010, ia shtoi edhe pesë të tjera në Brazil, Muller ishte edhe këtë herë fytyra kryesore e Gjermanisë.

Sulmues: Lionel Messi – E shënoi golin e parë në Botëror pas tetë vjetësh, në ndeshje me Bosnje e Hercegovinën, ndërsa i shtoi edhe tre të tjerë, duke e udhëhequr Argjentinën drejt finales./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.