Fundamenti

Hetemaj kthehet në Itali

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Mehmet Hetemaj, do të kthehet në Itali për të vazhduar karrierën. Hetemaj, që deri më tash luajti për Honkan në Finlandë, do t’i bashkohet skuadrës së Monzas që bën gara në Ligën e tretë italiane, shkruajnë të mërkurën mediumet finlandeze.

Mobi Casa

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Hetemaj. “Monza është një klub i uritur dhe synon që edicionin tjetër të ngrihet një nivel më lartë. Do të jetë vështirë, por jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin”, ka thënë Hetemaj, i cili të enjten (sot) do ta luaj ndeshjen e fundit te Honka.
©KOHA.net