Remzie Osmani bie pre e hakerëve
Ajo ka treguar përmes faqes së saj në facebook se kanali i saj është sulmuar dhe nuk mund ti publikoj këngët, por pritet ta rikthejë.
Këngëtares Remzie Osmani i ka ndodhur një problem lidhur me publikimin e këngëve të saj në kanalin e saj zyrtar, shkruan Kosova Sot Online.
Ajo ka treguar përmes faqes së saj në facebook se kanali i saj është sulmuar dhe nuk mund t`i publikoj këngët, por pritet ta rikthejë.
Deri në rikthimin e tij këngët do t`i publikoi në kanalin tjetër.
“Miq te nderuar, ju njoftoj se kanalin tim personal ma ka sulmuar ndonje “dashamire”, keshtu qe kenget e mia momentalisht nuk gjenden ne kanalin tim. Deri sa te rregullohet do i publikoj kenget me te reja ne kanalin tjeter” ka shkruar ajo në facebook.


