Testin e kaluan 80.63 për qind e maturantëve të Gjimnazit të Gjilanit
Gjilan – Rreth 81 për qind e maturantëve të Gjimnazit të Gjilanit e kanë kaluar testin shtetëror të maturës. Nga 914 maturantë sa kanë hyrë në testin e maturës, atë e kanë kaluar 737, ose 80.63%. Për afatin e gushtit kanë mbetur 177 maturantë.
Rezultatin më të mirë e kanë treguar maturantët e drejtimit matematikor – të gjithë 106 maturantët që kanë hyrë në provim e kanë kaluar testin, pastaj maturantët e drejtimit natyror, ku testin e kanë kaluar 248 maturantë nga 263 sish, ose 94.3%.
Në drejtimin e përgjithshëm kanë hyrë në provim 157 maturantë, kanë kaluar 134 sish, ose 82.83%; në drejtimin shoqëror kanë hyrë në provim 274 maturantë, kanë kaluar 196 sish ose 71.5, ndërsa në drejtimin e gjuhëve kanë hyrë në provim 104 e kanë kaluar testin 47 maturantë, ose 44.2.% ./rajonipress/


