Uji Dea

Roma nuk llogaritë në Berishën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rudi Garcia, trajneri i Romës, nuk llogaritë në Valmir Berishën për sezonin e ri. Klubi romak pritet ta huazoj te ndonjë klub tjetër sulmuesin kosovar, për të marr eksperiencë.

Valmir Berisha nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të Romës, Rudi Garcia, për sezonin tjetër. Sulmuesi kosovar pritet të huazohet te ndonjë klub tjetër, ku mund të luajë rregullisht dhe të merr përvojë.

“Ne duam që ai të luaj rregullisht në një nivel të lartë, dhe ne kemi folur me Romën për këtë.Ata kanë rënë dakord të punojnë me ne për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Valmirin. Për zhvillimin e tij, është më mirë që ai të luajë”, ka deklaruar menaxheri i kosovarit, Fabio Alho për Sportbladet.

Mobi Casa

”Valmir është një prej sulmuesve më të mirë të rinj që janë atje. Pra, është e qartë se ka klube të interesuara për të. Kjo nuk është diçka që unë shpresoj për të, unë e di”, theksoi ai.

Berisha ishte transferuar te Roma gjatë janarit të këtij viti nga klubi suedeze Hlamstads. Reprezentuesi U17 i Suedisë ende nuk ka debutuar në Serie A, derisa ka qenë në ekipin rezervë të ekipit romak në disa ndeshje.