FIDANISHTJA

Aurela Gaçe del për herë të parë në publik…

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe u bekua me një tjetër vajzë, ardhjen e së cilës e kishte lajmëruar muaj më parë. Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe largimi nga vëmendja e mediave, Aurela është shfaqur sërish në publik, por këtë herë ka zgjedhur të frekuentojë restorantin e kuzhinierit të njohur Renato Mekolli.

Ka qenë Renato ai që ka postuar një foto në Instagram përkrah artistes vlonjate dhe mikeshës së saj, Eli Fara, ku shkruan: “Me mikesha të mira. Është dita e parë që Aurela Gaçe del pas lindjes”. Tashmë Gaçe po i kushtohet bebes me kohë të plotë, duke lënë mënjanë skenën dhe muzikën (sigurisht për pak kohë), sepse e dimë që ajo do t’i rikthehet për të gjithë dashamirësit muzikës shumë shpejt.

Fundamenti

Deri atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim postimet e saj në rrjetet sociale. /Blitz.al/