Mobi Casa

Mehmeti ka oferta nga disa klube

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Agon Mehmeti ende nuk e ka të çartë se ku do të luajë në sezonin e ri. Përveç Palermos dhe Malmos, sulmuesi kosovar ka edhe dy opsione tjera.

E ardhmja e Agon Mehmetit vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesi kosovar ende nuk e dinë se për cilin klub do të luaj sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi i Shqipërisë, sezonin e kaluar ishte i huazuar nga Palermos te skuadra portugeze, Olhanense. Ai, është rikthyer te Palermo, me të cilën ka kontratë edhe dy vite.

FIDANISHTJA

Por, përveç ekipit italian Mehmeti po kërkohet edhe nga Malmo, ku kishte luajtur më herët. Dhe nga dy skuadra tjera.

“Kam tre opsione konkrete. Qëndrimi në Palermo është një, dhe përveç kësaj ka edhe dy klube të tjera që kanë treguar interes serioz”, ka deklaruar menaxher i ish sulmuesit të Novaras, Fredrik Strauss, për Evening Post.