Uji Dea

Hetemaj: Ja pse zgjodha Finlandën para Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përparim Hetemaj ka treguar arsyen e vërtetë se pse refuzoi Kosovën për Finlandën.

Pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA, Kombëtarja jonë filloi të kërkojë për lojtarët shqiptarë nëpër botë, për të krijuar një skuadër të fuqishme. Në listën e trajnerit Albert Bunjaku ishte edhe mesfushori i Chievos, Përparim Hetemaj, transmeton Gazeta Express.

30 vjeçari thotë se për të ishte e vështirë të refuzonte Kosovën, por e bëri këtë për shkak të moshës dhe se nuk e ka parë vetën në projektin e Kosovës, duke i lënë më shumë hapësira të rinjve. Po të kishte mundësi, mesfushori shqiptar thotë se do të luante për dy përfaqësueset.

ARKATANA

“Tani kam 30 vjet dhe mendoj që edhe për 5 vite do të jem aktiv si futbollist. Kam luajtur shumë vite për Finlandën, ndërsa Kosova ka filluar një projekt të ri në të cilin nuk e kam parë veten (për shkak të moshës) sepse te gjithë futbollistët e Kosovës janë të ri dhe është e rrugës tu japin mundësin atyre që të arrijnë diçka”, tha ai, përcjell Express.

“Mbi të gjitha ka qenë vendim i vështirë, do të doja të luaja për të dy përfaqësueset e por kjo nuk është e mundur”, ka deklaruar Hetemaj në një konferencë për media. Këtë pjesë të intervistës të Hetemajt mund ta gjeni nga minuta 6:30. /Express/