ARKATANA

Thërret Gjilani – oj dada Kulturë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Thërret Gjilani – oj dada Kulturë, Pse te unë, nuk po vjen kurrë ?! Pse s’po vjen me hekë zahmet – Për të bërë pak muhabet ?!

Dada Kulturë , pashë atë magji –
A i ke njohtë krijuesit e mi ?
Dada Kulturë , të rrofshin thembrat –
A m’ua di krijuesve emrat ?

Dada Kulturë , të rrofshin vet’llat –
A m’ua di krijuesve veprat ?
Dada Kulturë , pashë kolltuk butin –
A ua di dhe kontributin ?

Dada Kulturë, në ma paç hatrin –
A e di kush e themeloi Tetarin ?
Dada Kulturë , pashë sihariqin –
A ke ndie për Muharrem Shahiqin ?

Dada Kulturë , pashë atë këmishën –
A ke ndie për Zija Berishën ?
Dada Kulturë, pashë kalanicën –
A ke ndie për Ali Huruglicën ?

Dada Kulturë , pashë atë bilbilin –
A ke ndie për Zejnullah Halilin ?
Dada Kulturë , pashë atë qiriun –
A ke ndie për Beqir Musliun ?

FIDANISHTJA

Dada Kulturë , pashë atë zanën –
A ke ndie për Alush Canën ?
Dada Kulturë, pashë gjel kokoshin –
A ke ndie për Selman Vokshin ?

Dada Kulturë , pashë atë djalin –
A ke ndie për Xhevat Ismajlin ?
Dada Kulturë , pashë atë triumfin –
A ke ndie për Arif Isufin ?

Dada Kulturë , pashë atë këlliçin –
A ke ndie për Skënder Maliqin ?
Dada Kulturë, pashë këto bregore –
A ke ndie për trashëgiminë kulturore ?

Dada Kulturë, pashë bjeshkët me borë –
A ke ndie për folklor burimorë ?
Për thesaret n’ trashëgim –
A e ke bërë ndonjë botim ?!

Gjilan, më 24.06.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.