Legjenda Thierry Henry flet për Granit Xhakën
Thierry Henry insiston se Granit Xhaka do të mësojë t’i kontrollojë ndërhyrjet, njëjtë siç kishte bërë Patrick Vieira.
Mesfushori kosovar është dënuar me katër ndeshje për shkak të kartonit të dytë të kuq që e mori në duel me Burnleyn të dielën e kaluar.
Dhe, legjenda e Arsenalit beson se përfaqësuesi zviceran do të mësojë nga gabimet, raporton zeri.info.
“Nuk është fundi i botës, por Xhaka e ka humbur kontrollin. Tifozët duhet të mësohen me gabimet e lojtarëve, prandaj Graniti duhet të mësojë nga gabimet. Ai do të piqet dhe shpresoj se do të jetë një aset i mirë për ne”, theksoi Henry për “Sky Sports”.
“Xhaka duhet të mësohet të mos e bëjë atë që është duke e bërë. Ai ka nevojë që ekipi ta ndihmojë dhe ta nxjerrë nga turbullirat”, përfundoi legjenda franceze. /Zëri/


