Elita 5 promovon albumin me koncert të madh në Tetovë
Legjendarët e rokut shqiptar, “Elita 5”, kanë ardhur me album të ri pas 10 vitesh. Albumi titullohet “Mohikani i fundit”, ndërsa me këtë rast është lansuar videoklipi i ri i këngës “Më fal”.
Po ashtu, albumi është promovuar me një koncert madhështor në Tetovë, ku si gjithmonë, ky grup ka arritur të mbledhë mijëra fansa për të ndjekur përformancën ashtu siç vetëm ata dinë të bëjnë.
Me koncertin promovues, “Elita 5” edhe një herë vuri vulën e vet kur është çështja për performanca live.


