Hidromorava

Behrami më i dobëti, Xhemajli e Xhaka më të mirët e Zvicrës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Valon Behrami ka marr notë më të dobët nga të gjithë lojtarët e Zvicrës, pas paraqitjes së dobët ndaj Francës. Kurse, Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka janë notuar me notën më të lartë.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka dëshpëruar, pasi janë mundur 5:2 nga Franca. Thuajse i gjithë ekipi helvetik ishte i pafuqishëm përballë skuadrës së Gjelave.

Kurse, tabloidit zviceran Blick, ka vlersuar lojtarët për paraqitjen e tyre ndaj ekipit francez. Valon Behrami ka marr notë më të dobët (1) nga të gjithë lojtarët e Zvicrës, pas paraqitjes së dobët.

KKVITI

Kurse, vlerësim më të mirë kanë marrë Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, të cilët janë notuar me notën tre (3). Ndërsa, Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka janë notuar me notën më të lartë (4).

Pikërisht këta dy të fundit i realizuan golat e vetme për Zvicrën.