United Hospital

10.854 studentë pritet të pranohen në UP

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Universiteti i Prishtinës do të pranojë për vitin e ri akademik rreth 10 mijë e 800 studentë të rinj, numër ky i miratuar nga senati i Universitetit dhe tashmë pritet të miratohet edhe nga Ministria e Arsimit, e cila mund ta ndryshojë këtë numër. Ndërkohë, pritet që konkursi për pranimin e studentëve të shpallet menjëherë pasi të dalin rezultatet e provimit shtetëror të maturës.

Universiteti i Prishtinës pritet të shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2014-2015, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të testit të maturës, pas datës 7 korrik. Ushtruesi i detyrës së prorektorit për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Qerim Qerimi, tha për Radio Kosovën, se të gjitha propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do të pranohen këtë vit, janë miratuar nga senati, të cilat i janë përcjellë Ministrisë së Arsimit për t’i miratuar.

“Numri i përgjithshëm i studentëve që Universiteti i Prishtinës ka propozuar është 10 mijë e 854 për të gjitha njësitë akademike që ka Universiteti. Në përcaktimin e propozimit ekzistues, njësitë akademike kanë marrë parasysh infrastrukturën e tyre, mundësitë hapësinore, ekzistencën e personelit akademik. Ne kemi pasur në konsideratë mundësitë që kanë të gjitha njësitë akademike”, ka thënë Qerim Qerimi.

ARKATANA

Ndërkohë, Ministria e Arsimit është ajo që do të vendosë për sa u përket kuotave të studentëve, që duhet të pranohen në Universitetin e Prishtinës dhe universitetet e tjera publike. Ky numër i propozuar nga Universiteti i Prishtinës, mund të rritet nëse Ministria e sheh të arsyeshme, pasi që sivjet është dyfishuar numri i maturantëve që do të konkurrojnë. Megjithatë, prorektori Qerimi, tha se numri i madh i studentëve do të ndikojë në cilësinë e studimeve.

“Sigurisht që rritja e numrit mund të ketë implikime për dimensione të tjera të rëndësishme siç është cilësia. Ne mund të pranojmë numër të madh e të organizojmë mësimin në klasë me mbase qindra studentë, por pyetja është se në rast se me këtë staf që kemi dhe hapësirën që posedojmë a mund të garantojmë cilësinë e dëshiruar”, ka shtuar Qerimi.

Ndërkohë, Fakulteti që ka propozuar numrin më të madh për pranimin e studentëve është ai i Ekonomik; në Prishtinë rreth 2 mijë studentë, ndërsa në qendrën e Mitrovicës, 400 të tjerë. Pas Ekonomikut, është Fakulteti Juridik, që ka propozuar të pranojë 1 mijë e 800 studentë./RTK/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.