Abazi: Komuna e Gjilanit dhe investitorët e huaj kanë murin kinez në mes
Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së tha se mungesa e kryetarit në këtë debat për gjendjen në “Eko – Higjiena” flet për demet që i ka shkaktuar duke e thelluar krizën dhe mosbesimin mes partnereve duke i viktimizuar punëtorët. Kosova ka nevojë për investitor të huaj e nëse i përzëmë investitorët atëherë krijojmë një imazh të keq tha Abazi.
Abazi tha se ka një debat që krijon amulli se kush nuk i është përmbajtur kontratës a komuna apo investitori. “Punëtorët duhet të kthehen në punë dhe të mos viktimizohen tutje, ata duhet të themelojnë edhe sindikatën e punëtorëve që t`i mbroj interesat e tyre. Ndoshta duhet edhe të shkarkohet bordi i aksionareve dhe të bëhet një ekip nga të gjitha partitë politike për ta zbutur gjendjen dhe për të krijuar një mundësi për zgjidhje” tha Sahit Abazi.
Abazi tha se ka zgjidhje rasti i “Eco – Higjiena”, sepse Kosova ka nevojë për investitor të huaj e nëse i përzëmë investitorët atëherë krijojmë një imazh të keq. “Zarari është i madh dhe propozojë që të themelohet një komision i përbashkët i të gjitha partive politike në Gjilan për të lehtësuar zgjidhjen” tha ai.
Abazi tha se asnjë investitor i huaj tash e tri vjet nuk ka ardhur në Gjilan e kjo flet për një udhëheqje të dobët tha Abazi./rajonpress/

