ARKATANA

Liderët me trend negativ

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Asnjëri nga liderët e partive politike nuk ka arritur ta siguroj numrin e votave që ka marrë në zgjedhjet e vitit 2010, të cilat qenë përcjellë me parregullsi dhe me vjedhje industriale të votave.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili edhe pas zgjedhjeve të 8 qershorit pret të mandatohet nga presidentja e shtetit për ta krijuar qeverinë e re, sipas një liste jopërfundimtare të rezultateve zgjedhore del të ketë marr 35 mijë vota më pak se në zgjedhjet paraprake. Derisa me 2010 ai ka marr 160.850 vota, në zgjedhjet e fundit ka siguruar vetëm 125.509 vota. Por, edhe me këtë kuotë Thaçi ka arritur ta ruajë vendin e parë në listën e më të votuarve.

Mobi Casa

Ai ka 31 mijë e 478 vota më shumë se lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Me gjithë praninë e tij në Kosovë, numrin e votave që ka fituar në vitin 2010 nuk ka qenë në gjendje ta ruaj as Ramush Haradinaj. Edhe ky pretendent për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka marr në këto zgjedhje mbi 15 mijë vota më pak se në vitin 2010. Në ato zgjedhje ai kishte marr 54,713 vota derisa në këto të fundit ka marrë vetëm 39.357 vota…( Tribuna).