ARKATANA

Sot fillon numërimi i votave me kusht

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot fillon numërimi i votave me kusht, atyre që kanë ardhur me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj tha se brenda një ose dy dite do të përfundoj numërimi i këtyre votave.

“QNR-ja në bazë të vendimit të KQZ-së ka bërë rinumërimin e 14 vendvotimeve të cilat kanë përfunduar në karantinë gjatë procesit të pranimit të materialit të ndjeshëm për shkak se nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, për shkak të parregullsive me shirita të sigurisë, ndërsa parregullsi tjera kanë qenë kur formularët kanë qenë të zbrazët dhe parregullsi tjera që kanë qenë. Pra QNR-ja nuk ka mundur t’i procesoj këto vendvotime dhe me vendim të KQZ-së është bërë rinumërimi i tyre”, tha Ahmetaj.

Mobi Casa

Po, ashtu në këtë mbledhje, Besnik Buzhala nga Divizioni i Shërbimit të votuesve jashtë vendit, paraqiti raportin lidhur me votuesit jashtë vendit.
“Gjithsejtë kemi pranuar 19 mijë e 951 pako me fletëvotime që janë vlerësuar dhe proceduar. Nga vlerësimi i këtyre pakove me fletëvotime, ne kemi aprovuar 10 mijë e 648, ndërsa kemi refuzuar 5003”, tha Buzhala.